14 C
Tirana
E hënë, 7 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Djali i Jozefina Topallit, nga njëra moderatore tek tjetra

    Genari, i biri i ish-kryetares së Kuvendit të Shqipërisë Jozefina Topallit, është përfolur kohët e fundit se është në një lidhje dashurie me ish-Missin, Cindy Marina.

    Teksa këto lajme kanë qarkulluar Genari dhe Cindy nuk kanë konfirmuar asgjë duke mos preferuar të flasin rreth kësaj teme.

    Ndërkohë në këtë Shën Valentin ka qenë Cindy e cila ka konfirmuar lidhjen e saj me anë të një fotografie që ka postuar në Instagramin e saj, ku shihet e lumtur në krah të Genarit. Fotografi e cila u ripostua edhe nga Genari.

    Kujtojmë që më herët, e ftuar te “Rudina”, Cindy Marina është ngacmuar nga moderatorja për lidhjen e shumëpërfolur në media me djalin e Jozefina Topallit, por Cindy ka preferuar të mos japë asnjë koment.

    Djali i Jozefina topallit për shumë kohë ka qenë i lidhur me moderatoren e sportit Eva Murati dhe duket se nuk iu ndahet moderatoreve të sportit, pasi Cindy këtë vit merr në intervistë yjet e Seria A për platformën tibo.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit