6.5 C
Tirana
E diel, 22 Dhjetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Djemtë e Pali Kukes dhe gjellët që vetëm ata i hanë

    Ngaqë lajmet për foltoren e Berishës kanë shteruar këto tre ditë, çelësat e Foltores i ka marrë komshiu i kunatit të Saliut, Pali Kuke.

    Pali, një nga kameramanët televizivë më të përkëdhelur të dy regjimeve ka vite që ha publikisht e privatisht taksat e qytetarëve.

    Punë në shtet dora vetë dhe punë private me kompaninë e dy djemve të tij.

    Prodhojnë spote, reklama, dokumentarë dhe llustra për cilëndo qeveri që vjen në pushtet duke i kuruar makiazhin e dallavereve të Nanos, Berishës, Metës, Ramës por duket se kësaj here familja Kuke dështoi.

    Thirrjes publike nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit për prodhimin dhe promovimin e 12 dokumentarëve për ushqimet tipike të 100 fshatrave shqiptare iu përgjigjën dhjetra producentë.

    Të gjithë por procedojnë me burokracitë dhe deri tani nuk është shpallur asnjë fitues dhe gara nuk ka mbaruar.

    Por të përkëdhelurit Kuke që deri dje abuzonin me njohjet e vjetra e të reja dhe teksa nuhasin dështimin në një garë të barabartë kanë filluar në kazanin e Tiranës zhurmën disfatiste.

    Në një deklaratë për mediat drejtori i FSHZZ, Dritan Agolli njoftoi publikisht se gara e dokumentarëve është transparente dhe e aksesuesshme nga kushdo ndërkohë gjellët e djemve të Pali Kukes u helmuan pa u gatuar ende nga babëzia permanemte e emrave të komsumuar të delenxhinjve tenderxhinj.

    Çudia nuk është as me Palin e as me djemtë që kanë 30 vjet të cilët përlajnë çdo gjë publike.

    Çudia është te disa media që kurrë nuk investigojnë apo analizojnë tenderat prej 500 milionë eurosh çdo vit të rrugëve e shkollave që ndërton Fondi Shqiptar i Zhvillimit por këto media vazhdojnë bëjnë si gore pazari për gjellët e pagatuara të Pali Kukes dhe të pinjollëve të tij.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit