Pasditja e djeshme në shtëpinë e “Big Brother VIP 4” ka qenë e mbushur me tensione dhe përplasje mes Xumit dhe Eglit. Situata është acaruar pas nominimit kokë më kokë mes tyre. Xumi akuzoi Eglin se ka shkelur ndjenjat e tij dhe e ka quajtur “femër bespreme” dhe duke i thënë se “gjithë jetën je mbajtur me këmbalecët e të tjerëve”.
Ndërkohë Egli i është përgjigjur me qetësi, duke i thënë se nuk ka rënë pre e lojës dhe se emrat apo komentet që Xumi përmend nuk e shqetësojnë. Ky konflikt duket se ka lindur nga fakti që Egli ka treguar më shumë afërsi ndaj Gjestit.
Pjesë nga debati:
Xumi: Je femra më bespreme që ekziston
Egli: Se nuk rashë pre e lojës tënde
Xumi: O femër bespreme
Egli: Se nuk rashë pre e lojës tënde
Xumi: Më ka ruajtur Zoti o femër bespreme
Egli: Me mua as në ferr nuk bëhesh jo më këtu.
Xumi: Normal se skam fansat e tij unë.
Egli: Fansat…kur kam pasur njerëz unë që keni qenë fansa të gjithë juve nga i pari tek i fundit, i kam pasur afër vetes dhe kam thënë ‘ik’. Nuk më bëjnë përshtypje emrat mua.
Xumi: Ti je mbajtur me këmbalecët e të tjerëve. Dhe gjithë jetës tate je mbajtur e këmbalecët e të tjerëve. Ma hodhe ndjenjën poshtë, po mua më ka ruajtur i madhi Zot. Më ka ruajtur Zoti se kam bërë vetëm mirësi. Ti asnjëherë s’ke pasur fansa. Ka fansa ai (Gjesti). Para 20 ditëve ti nuk dilje kurrë në nominim me mua kokë më kokë. Po e di ça bërë? More ndjenjën time dhe e shkele me këmbë. Ja kush femër bespreme je ti.
Egli: Je i vetmi lojtar që më ka hyrë në diçka personale.
Xumi: Ty të ka lezetuar droni.
Egli: Po, po më ka lezetuar. Javën tjetër do eliminohesh, do dalësh.