spot_img
spot_img

Doganat kërkojnë opinionin e biznesit për procedurat doganore

spot_img

Drejtoria e përgjithshme e Doganave kërkon rekomandimet e biznesit për përmirësimin e mëtejshëm të procedurave doganore.

Nëpërmjet një pyetësori të detajuar lidhur me procedurat, sjelljen e administratës doganore, ndërveprimin me sistemet e IT, eksportuesit dhe importuesit do të shprehin opinionet e tyre.

Në njoftimin zyrtar, Administrata Doganore thotë se gjatë vitit 2021 ka përmirësuar performancën në drejtim të: rritjes së shërbimeve online për autorizime, përjashtime dhe lehtësira për bizneset; reduktimit të kohës së procedimit të deklaratave import4 gjatë vitit 2021; rritjes së përdorimit të transaksionit me mbi 96 krahasuar me ato me metodat e tjera dhe autorizimin e 8 Operatorëve Ekonomikë të Autorizuar që përfitojnë lehtësira në tregti.

Gjithsesi, Administrata Doganore mbetet e hapur për rekomandimet tuaja lidhur me përmirësimin e vazhdueshëm të shërbimeve doganore ndaj dhe ju drejtohet me këtë Pyetësor.

Sipas njoftimit, analizimi i rezultateve të Pyetësorit në tryeza diskutimi të përbashkëta do t’i shërbej angazhimit të Administratës Doganore për vijimin e përmirësimeve të shërbimeve ndaj biznesit si nëpërmjet digjitalizimit, reduktimit të kohës së procedurave doganore dhe zgjidhjes së problematikës së mundshme që do të evidentohet nga ana biznesit.

Pyetësori në shqip:

https://forms.gle/macBBaSsHËELyz9eA

https://dogana.gov.al/c/378/pyetesor-per-biznesin

Pyetësori në anglisht:

https://forms.gle/74cLeËE2ksykHzr67

Lajmet e fundit