7.5 C
Tirana
E premte, 27 Dhjetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Dojna Mema, nënë për herë të parë

    Moderatorja e njohur Dojna Mema dhe partneri i saj Vlashent Sata së shpejti do të bëhen prindër për herë të parë.

    Lajmin e bukur e ka dhënë vetë Dojna me anë të një postimi në rrjetin e saj social Instagram.

    Ajo ka zgjedhur që këtë bekim ta ndajë me ndjekësit në Ditën Ndërkombëtare të Gruas.

    “Fjalët s’më mungojnë kurrë, por që të përshkruaj atë që ndiej tani, do të më duhej t’i krijoja. Ndaj po të lë ty mam të flasësh, me rrahjet e zemrës sate”, ka shkruar ajo përkrah një video ku shfaqet me barkun e rrumbullakosur, teksa ka zbukuar se është në muajin e 4-t të shtatzënisë.

    Kujtojmë që pak javë më parë, në ditën e saj të lindjes, Dojna mori propozimin për martesë nga partneri i saj Vlashent Sata.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit