9.5 C
Tirana
E enjte, 25 Prill, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Doktorin po e braktisin të gjithë, madje dhe shoqja e ngushtë e nuses

    Pas Luizit, edhe Olta Gixhari e cila u bë e famshme brenda shtëpisë së Big Brother VIP, ka dalë hapur në mbështetje të Erion Veliajt.

    Përmes një videomesazhi, Olta Gixhari deklaron se më 14 maj do të votojë për kryebashkiakun Veliaj.

    Pak vite më parë Olta shprehte publikisht simpatinë për Berishën, ndërsa kujtojmë se ajo është shoqe e ngushtë e nuses së Berishës, Armina Mevlani.

    Ndërkohë, Veliaj ka falenderuar Olta Gixharin dhe e siguron se Tirana do të ecë vetëm përpara.

    “Tirana siç është, jo siç ishte! Faleminderit Olta Gixhari për përgjigjet e drejta! Tirana do ecë #VetëmPërpara”, thekson Veliaj.

    Olta, me Oltën apo me Luizin? 

    Qesh

    Po pse dole mi, pse dole nga Big-u? 

    Ecim përpara!

    Po ti do ikësh apo do rrish? 

    Këtu, këtu më keni.

    Tirana siç ishte apo siç është? 

    Siç është, siç është.

    Sheshi, siç ishte apo siç është? 

    Shesh pra, jo përshesh.

    Me korsi biçikletash apo pa korsi biçikletash? 

    Gjithsecili në korsinë e vet.

    Me pemë apo pa pemë? 

    Unë po shkoj të mbjell timen.

    Hej, me Lalin apo me ndonjë tjetër? 

    Me Lalin pra, me fitoren.

     

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit