spot_img
spot_img

Dua Lipa dhe Callum Turner drejt martesës luksoze? Del data dhe vendi ku do të zhvillohet ceremonia

spot_img

Dua Lipa dhe Callum Turner janë së fundmi në qendër të vëmendjes së mediave dhe rrjeteve sociale, pasi po përflitet se çifti mund të kurorëzojë dashurinë me martesë shumë shpejt.

Sipas mediave italiane, dasma e tyre pritet të mbahet në Palermo, mes datave 5 dhe 7 qershor, edhe pse më herët ishte raportuar se ceremonia do të zhvillohej në muajin shtator.

Ceremonia po konsiderohet si një nga eventet më luksoze të vitit në botën ndërkombëtare të shoëbiz-it. Raportohet se Dua Lipa ka mbërritur së fundmi në Palermo në mënyrë diskrete, për të kryer provat finale të fustanit të nusërisë dhe për të ndjekur nga afër organizimin e ceremonisë.

Sipas burimeve, çifti dhe të ftuarit VIP do të akomodohen në Villa Igiea, ndërsa ceremonia kryesore pritet të mbahet në Villa Valguarnera, një prej rezidencave historike më luksoze në zonën e Bagherias.

Në listën e të ftuarve përmenden emra të njohur të muzikës botërore si Elton John, Mark Ronson, Charli XCX dhe Olivia Dean. Madje, mediat italiane raportojnë se Elton John mund të jetë edhe dëshmitar në dasmë, si dhe të performojë gjatë festës madhështore.

Lajmet e fundit