23.5 C
Tirana
E hënë, 28 Prill, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    “Duam që Veliaj të dalë i pastër” – Blendi Gonxhja zbulon nëse do të garojë për Bashkinë e Tiranës

    Blendi Gonxhja shpalos objektivat e tij personale dhe ato të PS, sa i përket qarkut të Tiranës për zgjedhjet e 11 Majit, ku garon në listën e hapur.

    Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit nuk i shpëtoi një pyetje në lidhje me kryebashkiakun e arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj dhe faktit se sa po e vuan Partia Socialiste mungesën e tij në këtë fushatë elektorale në kryeqytet.

    Gonxhja u shpreh se shpreson që Veliaj të dalë i pastër nga akuzat që rëndojnë ndaj tij, por nënvizoi se hetimi ndaj kryebashkiakut të Tiranës nuk e afekton garën e 11 majit, e aq më pak kampin socialist në ofertën që i paraqesin qytetarëve.

    “E para njëherë ne me gjithë dëshirën që ato që janë akuzat ndaj tij, të mos vërtetohen dhe të mos dalin që të ketë prova se është siç akuzohet dhe ne duam që ai të dali nga kjo betejë e tij ligjore i pastër dhe të dalë siç ai pretendon. Por kjo gjë është jashtë, jashtë nesh. Ne nuk kemi asnjë lidhje me pjesën e hetimit apo procesit. As nuk ndikojmë dot, as nuk kemi asnjë rol në këtë pjesë”, u shpreh Gonxhja.

    Në vijim ai adresoi një thirrje te kampi socialist i kryeqytetit, duke kërkuar më tepër solidaritet me administratën e Bashkisë së Tiranës dhe qëndrimin të bashkuar përballë situatës së krijuar me drejtësinë.

    “Ne na duhet të jemi shumë më të bashkuar, pikërisht sepse ka ndodhur edhe kjo ngjarja me Bashkinë e Tiranës. Ne duhet të jemi më shumë solidarë me Bashkinë e Tiranës. Atje natyrisht ka pasur një shok në momentin e parë, është një administratë e tërë që mungon kryetari i tyre i bashkisë. Kështu qe ne duhet të jemi shumë më pranë njerëzve, në kuptimin e elektoratit, shumë më mirëkuptues, dhe në fund të fundit i përkasim po të njëjtës forcë politike, të njëjtave struktura, ndaj do ishte edhe një lloj harakiri nëse ne fillojmë e bëhemi copa-copa me njëri tjetrin.

    Domethënë nëse ne fillojmë e nuk besojmë,  dyshojmë, apo nuk jemi korrekt me njëri-tjetrin. Na ka forcuar kjo situatë, ujemi bërë shumë më të përqendruar tek objektivat dhe puna që duam të bëjmë. I kemi me vete njerëzit e bashkisë kur duhet të japim llogari, kur duhet të shpjegojmë se çfarë nuk ka funksionuar. Ka dhe banorë që të keqkuptuar janë shtyrë të bëjnë kallëzime dhe kundërshtime që na kanë marrë vite kohë. Ka edhe probleme që vijnë nga qeverisja vendore”, nënvizoi Gonxhja.

    I pyetur nëse do të garojë për t’i zënë vendin Erjon Veliajt në krye të Bashkisë së Tiranë, në rast se do të ketë zgjedhje të parakohshme lokale, Gonxhe tha: “Jo. Si mund të jetë objektivi. S’është as vendi, as koha”.

    Unë e kam targuar fushatën time: ‘Ju flet Kombinati’. Unë aty kam lidhur veten time sepse zona ka nevojë patjetër të ketë përfaqësim prioritar prej një deputeti që e ka në vëmendje zonën. Duke qenë se janë zgjedhje qarku, ne nuk mund t’i bëjmë këto zona që të hyhet me viza në to. S’mund ti mbyllim këto zona me polici që të mos hyjë e të mos dalë asnjë kandidat tjetër.

    Nuk diskutohet që 37 kandidatët e tjerë do hyjnë e do dalin në të gjitha zonat dhe do ketë pa dyshim vota, simpati, afrimitete, njohje, familje, detyrime që do i votojnë për kandidatë të tjerë, po flas brenda PS. Ndaj më duhet të punoj edhe jashtë Njësisë 6 sepse më duhen votat edhe jashtë njësisë. Prandaj misioni tjetër i PS dhe i imi doemos, është që t’i sjell PS edhe më shumë vota në qoftë se mundem që të marrim mandatin e 19 dhe të 20”, sqaroi më tej ai.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit