Raporti mes Arilena Ara dhe menaxherit të saj Popi Kola është diskutuar shumë në media. Kohë më parë u aludua se ata kishin zyrtarizuar lidhjen dhe ishin prezantuar edhe te familjet si partnerë.
Së fundmi Popi ka qenë i ftuar në emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, dhe ndër të tjera sqaroi se mes tyre nuk ka asgjë.
“Ka shumë gjë dhe aspak zë për sa i përket pjesës që po flasim. Është një marrëdhënie njerëzore por me mentalitetin që kemi këtu, të çon në një drejtim tjetër. E kam thënë dhe më para, Arilenën e kam si një fëmijë timin që tani u rrit”, tha ai.
Më tej, Popi shtoi: “Kam pasur një ëndërr të adoptoja një fëmijë dhe më erdhi një fëmijë i rritur, e kam adoptuar. Kjo është marrëdhënia ime me Arilenën”.