18.5 C
Tirana
E enjte, 28 Mars, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    E pezulluan nga programi, zbulohet kush do të zëvëndësojë Arjan Konomin

    Analisti Arjan Konomi ditën e djeshme u shkëput nga “Përputhen”, për herë të parë pas një viti e gjysmë.

    Ai u shkëput nga produksioni për shkak të përplasjeve dhe ofendimeve të vazhdueshme kundrejt vajzave të programit, për çka i është tërhequr vërejtja disa herë.

    Duke marrë parasysh se disa episode xhirohen në një dite, atëhere Arjani do të mungojë për të paktën disa puntata ku edhe do duhet zëvendësuar.

    Mësohet se në vend të Arjan Konomit do të jetë Arjon Muça, të cilin kohë pas kohe e shohim në ‘Prime’.

    Arjani dhe Arjoni janë përplasur shpesh shkaku i mendimeve të ndryshme, andaj sigurisht se prania e tij në program do të sjellë një qasje ndryshe.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit