spot_img
spot_img

E vërteta se Zvërnecin dhe Nartën po e rrëmbejnë izraelitët

spot_img

Prej disa ditësh, në lagunën e Nartës kanë nisur protestat kundër rrethimit me tela me gjemba të plazhit të Pishë Poros – pjesë e peizazhit të mbrojtur natyror Vjosë-Nartë – nga një kompani ndërtimi, e cila ka siguruar leje nga qeveria shqiptare për zhvillimin e një resorti masiv turistik në zonë.

Në rrjet ndërkohë, nga disa faqe dhe personazhe myslimanë, ka nisur një fushatë agresive kundër Izraelit, me pretendimin se izraelitët po rrëmbëjne tokat shqiptare.

E gjitha është një gënjeshtër e pastër dhe fushatë e qëllimtë, për të demonizuar Izraelin në Shqipëri.

Me qëllime, që dihen.

Por kush qendron vërtet pas grabitjes së pronave në Vlorë?

Kompania që po zhvillon resortin, Zvërnec South Adriatic Development, është regjistruar offshore në formën e një trusti në Holandë, ndërsa pronarët përfitues të saj mbeten anonimë. Media amerikane e ka lidhur projektin me dy vëllezër miliarderë nga Katari dhe Jared Kushner, dhëndrin e presidentit amerikan, Donald Trump.

Por dokumentet e siguruara nga BIRN përmes ligjit për të drejtën e informimit tregojnë se, pas profilit publik të sofistikuar të familjes presidenciale amerikane, fshihet një rrjet vendor individësh dhe kompanish, ku përfshihet një biznesmen i akuzuar për lidhje me mafian italiane, një ish-gjyqtar i dorëhequr për shkak të procesit të vetingut, vajza e një avokati të akuzuar për falsifikim, kompania e një biznesmeni të vrarë dhe individë të lidhur me një prej oligarkëve më të mëdhenj në Shqipëri, Shefqet Kastrati.

Pra, aty është dora e oligarkut të madh Shefqet Kastrati dhe disa banditëve të tjerë, jo e Izraelit.

Ndaj dhe PD nuk flet, se është e kapur nga Kastrati.

PS po e po.

Veç Izraeli nuk ka lidhje me këtë grabitje që po bëhet hapur në sytë e të gjithëve.

Se jo për gjë, por siç po del ditë pas dite, në këtë projekt nuk ka dorë as dhëndri i Donald Trump, që është izraelit, pasi atë po e përdorin si mbulesë oligarkët dhe banditët shqiptarë, të cilët nuk guxon kush t’i përmendë. (Thuaje.al)

Lajmet e fundit