spot_img
spot_img

Edhe Enveri u zëvendësua, si nuk zëvendësokeni dot Saliun?! Këto vargje për PD-në nga poeti që nuk jeton më, duken si të shkruara sot

spot_img

Nga Arben Duka

1957-2021

Kur vdiq Lenini, siç thonë,
Stalini lotonte në zi:
“Lenini i Madh na la,
nuk zëvendësohet Ai!”

Krahasimi është i gabuar,
Lenini vërtetë qe gjeni,
po ja PD ka zbuluar,
Leninin tek shoku Sali!

Të lenë pa mëndje në kokë,
Sillen vërtet’ kaq trishtushëm,
se vetëm Zoti mbi Tokë,
ësht’ krejt i pazëvendsushëm!

Më mirë do fliste dhe derri,
një dhi-një viç a një lopë,
kur dihet saktë se “Liderri”,
e futi PD-në në gropë!

U zëvendësua Enveri,
veç vdekja e ndau nga ne,
Jo më Sali “timonieri”,
Si ai, ka miliona mbi dhé!

Rrënimin vërtetë Berisha,
e ka një kryetalent,
në politikën shqiptare,
ka qenë një i madh aksident!

Ndaj historia s’do ketë,
asgjë të mirë kundrejt Salës,
ai s’zëvendësohet vërtetë,
në anën e keqe të fjalës!

Vendit ja sosi durimin,
Ky vend kaq herë i tha: Stop!
Por ky i kthen gjith’ votimet,
Në një goditje me top!

I dha një shans historia,
i dha një shans të vërtetë,
po e sundoi marrëzia,
kujton se ka lindur për mbret!

Ndaj mos e merrni përpjekur,
jo thjesht se është një i plakur,
nuk është model për t’u ndjekur,
por është model për t’u flakur!

Peshova çdo gjë si me zigj,
e mund të mos shkruaja fare,
por opozita or miq,
është pasuri kombëtare!

Lajmet e fundit