spot_img
spot_img

Edi Rama i habitur nga Greqia: Ku dolën grekët në Zvërnec?!! Forca të jashtme nuk e duan transformimin e zonës

spot_img

Kryeministri Edi Rama është duke i treguar publikut detaje teknike nga marrëveshja e shtetit shqiptar me investitorët e huaj të cilët kanë shprehur interes për transformimin e Sazanit dhe Zvërnecit. Sipas tij, projekti transformues ka nisur tre vite më parë.

“Ne jemi fokusuar te Sazani ku nuk kanë mbaruar negociatat”, u shpreh Edi Rama, ndërsa për rrethimin në Zvërnec është shprehur se “Rrethimi i pronës është bërë bazuar te leja e zhvillimit, që nuk është leje e ndërtimit, por është e drejtë e çdo pronari kur merr leje zhvillimi.”

Kryeministri shqiptar thotë se është habitur nga reagimi i Ministrisë së Jashtme të Greqisë, e cila fliste për popullsi homogjene greke në Zvërnec dhe dhunë shtetërore ndaj banorëve vendas. Sipas Edi Ramës, në Zvërnec nuk ka grekë dhe as dhunë shtetërore nuk ka pasur.

“U mahnita nga deklarata e Ministrisë së Jashtme greke sepse ishte akt dhune, por nuk ishte akt dhune shtetërore, siç ka ndodhur në burgjet e Greqisë, apo në rrugët e Greqisë. Ishte akt dhune nga një roje private, dhe të ngrihet shteti në këmbë dhe të thotë për etninë, kjo nuk I shërben marrëdhënieve tona të dy vendeve”, theksoi ai.

Pjesë nga fjala e kryeministrit Edi Rama:

Projekti ka nisur si interesim nga ana e investitorëve në vitin 2023, pra 3 vite më parë. Dhe ka nisur si një interesim bashkë me Sazanin. Dhe qëndrimi ynë që në ditën e parë ka qenë: Sazani është tokë publike ka qenë një dëshirë dhe ambicie e kahershme për ta kthyer në destinacion turistik, ne jemi të gatshëm të punojmë me ju dhe ajo tokë nuk shitet dhe ne duam që shteti shqiptar të jetë palë, ortak. Qeveria e kryeministrit tuaj që e keni votuar dhe që sot duke iu bashkuar zemëratës e konsideroni shitës dhe të korruptuar. Ndërsa për projektin e Zvërnecit duhet të shikoni pronat dhe pronarët pasi ne nuk kemi tokë shtet aty dhe ato që janë shtet janë të papërfillshme për ambicien tuaj ndaj merruni me pronarët. Ky është fillimi, 2023.

Ju e dini shumë mirë kush janë të interesuarit. Dhe këtu dua tju them dicka: bota mbarë flet për këtë projekt për shkak të njeriut që e promovoi, Kushner. Por bota ka hesape për të larë dhe luftërat e veta për të bërë. Ndaj dhe projekti ka pasur interesim të mediave evropiane dhe amerikane, por me agjendë. Për të gjetur gjilpërën në kashtë. Dhe prandaj investitorët kanë angazhuar ekselencën botërore në arkitekturë, inxhinieri, mjedis. Ndërkohë që administrate shqiptare ka mbrojtur interesin tuaj. Dhe kemi bërë detyrën jo thjesht procedurialisht por profesionalisht. Kam parë imazhe të projektit. Kam parë pallate. Ku I keni gjetur? Projekti I vjetër është rrëzuar nga administrate shqiptare dhe u është kthyer mbrapsht: ndjesë por ne kemi standarde të larta. Jo se ishte I keq, por donim më shumë për ju, jo për vete. Toka është e regjistruar në hipotekë prej shumë e shumë vitesh dhe negociatat me pronarët janë çështje mes palëve dhe ne nuk kemi hyrë dhe s’kemi pasur interes. Ne jemi fokusuar te Sazani ku nuk kanë mbaruar negociatat. Rrethimi I pronës është bërë bazuar te leja e zhvillimit, që nuk ështe leje e ndërtimit, por eshtë e drejtë e cdo pronari kur merr leje zhvillimi. Nga ana tjetër ka 4 vendime për territorin.

U mahnita nga deklarata e Ministrisë së Jashtme greke sepse ishte akt dhune, por nuk ishte akt dhune shtetërore, siç ka ndodhur në burgjet e Greqisë, apo në rrugët e Greqisë. Ishte akt dhune nga një roje private, dhe të ngrihet shteti në këmbë dhe të thotë për etninë, kjo nuk I shërben marrëdhënieve tona të dy vendeve.

Pretendimet janë legjitime, por ato zgjidhen në gjykata. Nuk mund të zhvillohet dot vendi nëse mbetet pezull mes titujve të pronësisë dhe pretendimeve pas gjithë katrahurës që ne kemi trashëguar.

E drejta për te protestuar është një e drejtë që e kemi mbrojtur që nga dita e parë edhe me koston që do të kemi dëmtime serioze të forcave të policisë. Por sulmet politike të një projekti nga forca të brendshme që predikojnë komunizmin a urrejtjen ndaj shtete të tjera apo forca të jashtme që nuk e duan këtë projekt. Kjo është konkurrencë dhe është e thjeshtë. Sepse ky projekt sic e ka ngritur vëmendjen globale ndaj Shqipërisë e ngre vendin në një nivel tjetër.

Lajmet e fundit