spot_img
spot_img

Egli Tako reagon pas daljes nga BBV: Duket në gjëndje të rënduar psikologjike

spot_img

Egli Tako ka reaguar me anë të një postimi në Instagram pas daljes së papritur nga shtëpia e “Big Brother VIP” për arsye shëndetësore.

Ajo ka ndarë një mesazh të ndjerë, duke shprehur pasigurinë dhe boshllëkun e brendshëm që po ndjen.

“Më keni pyetur shumë si jam. Ndonjëherë pyes dhe veten si jam. Dhe nuk e di si ndihem.

Unë vetëm e di që kam një boshllëk brenda meje. Dhe nëse shikoj brenda vetes shoh ngjyrën e zbrazëtisë. Është diçka e çuditshme.

Ndonjëherë shpëtoj veten dhe ndonjëherë nuk mundem. Thjesht e di në këto momente kam nevojë të ndjej ngrohtësinë e përqafimeve nga familjarët dhe miqtë e mi”, ka shkruar ajo.

Reagon Egli Tako pas daljes nga BBV!

Lajmet e fundit