spot_img
spot_img

‘EmRata divorcohet nga partneri për shkak të tradhtisë’: Ç’po thuhet sot në media?

spot_img

Emily Ratajkowski dhe Sebastian Bear-McClard thuhet se janë divorcuar pas zërave për tradhti.

Një burim i afërt me modelen, thotë për Page Six se Bear-McClard e ka tradhtuar disa herë partneren.

“Ai është një ‘tradhtar serial’. Është e shpifur. Ai është një qen!”, u shpreh burimi.

Që nga e premtja e 15 korrikut, megjithatë, në sistemin gjyqësor nuk rezulton se modelja ka bërë kërkesë për divorc.

31-vjeçarja ngjalli dyshime për një ndarje të mundshme më 14 korrik, kur u pa në disa foto pa unazën e saj të martesës.

Dyshja, e cila ka një djalë 1 vjeç, Sylvester – u martua në shkurt të vitit 2018 me një ceremoni në gjykatë, vetëm dy javë pasi bënë publike lidhjen.

Lajmet e fundit