spot_img
spot_img

Erion Veliaj mbetet në burg, por vendimi i sotëm nuk e përjashton lirimin e tij

spot_img

Gjykata e Lartë vendosi sot të rrëzojë rekursin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj për ndryshimin e masës së sigurisë.

Rekursi i Veliajt ishte depozituar më 6 maj dhe nuk ka lidhje me vendimin e dhënë tre ditë më parë nga Gjykata Kushtetuese, e cila e ktheu për rishqyrtim në Gjykatën e Lartë kërkesën e Veliajt.

Gjykata e Lartë do të zhvillojë një mbledhje të veçantë për shqyrtimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Sipas Kushtetueses, Gjykata e Lartë, në vendimin që do duhet të rimarrë për Veliajn, do duhet të arsyetojë a është proporcionale masa “arrest me burg” në raport me pozicionin që Veliaj ka si kryebashkiak.

Për Kushtetuesen edhe qëndrimi në kafaz në seancat gjyqësore mbetet i paargumentuar nga Gjykata e Lartë.

Lajmet e fundit