18.5 C
Tirana
E enjte, 28 Mars, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Është në delirin e famës’, Monika Lubonja shpotit Ilirin!

    Monika Lubonja ka qenë e ftuar në emisionin ‘Wake Up’, ku u pyet rreth raportit me Ilirin dhe intervistat e këtij të fundit.

    Aktorja pohoi se nuk ka  komunikim me të, e madje u shpreh e befasuar nga fjalët që ka thëne ai në lidhje me raportin e tyre miqësor.

    Me Ilirin nuk kam komunikuar.

    Mendoj se edhe po të takohemi duhet të jemi larg Big Brother VIP dhe ngjarjeve për të parë ate që në fillim pamë tëk njeri-tjetri.

    Tani që formati ka mbaruar, do doja tu besoja disa situatave që kanë ndodhur aty.

    Unë ua pashë karakteret dhe mendova se do e vazhdonim jashtë shoqërinë. Nuk e di a ka hatër mbetje nga Iliri.

    Gjërat që kam dëgjuar nga Iliri në intervistat e fundit më janë dukur sikur janë thënë në delirin e famës dhe më ka bërë përshtypje.

    Iliri e ka vlerësuar inteligjencën time dhe më ka quajtur ‘institucion’. Ky ishte një lloj vlerësimi për mua dhe më vonë ndryshoi. Më vjen keq pastaj që flet një gjë që nuk është e vërtetë”- u shpreh ajo.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit