spot_img
spot_img

Evi Kokalari sulmon Salianjin: PD do të merret nga ata që luftojnë Berishën, jo nga burgaxhinjtë që janë kthyer në një “clown show”…

spot_img

Evi Kokalari ka reaguar së fundmi në rrjetet sociale me një mesazh të fortë, ku duket se thumbon hapur ish-deputetin e Partisë Demokratike, Ervin Salianji.

Përmes një postimi në Facebook, ajo është shprehur se opozita nuk mund të drejtohet nga persona që, sipas saj, “sapo dolën nga burgjet” dhe që përpiqen të imitojnë Berishën.

Po ashtu, ajo thekson se opozita duhet të drejtohet nga ata që prej vitesh luftojnë për votën e lirë dhe të pamanipuluar.

“Së shpejti do ta marrim opozitën, jo ata që sapo dolën nga burgjet e filluan të imitojnë Berishën edhe te “dredhja” e dy gishtave “demokratikë”, apo ata që thjesht degjenerojnë argumentin për të krijuar tymnajë që ndihmon vetëm Berishën, por opozita do të merret nga ata që kanë pesë vjet që luftojnë Berishën për të ruajtur të drejtën më themeltare të çdo anëtari të PD-së: votën e lirë dhe të pamanipuluar…

E gjithë lufta e burgaxhinjve të shkuar dhe atyre të ardhshëm është kthyer në një “clown show”… dhe ja kështu e kupton në duart e çfarë niveli njerëzish ka rënë politika shqiptare.

Sot, për Bajram, ju ftoj të gjithëve t’i luteni Zotit të shpëtojë kombin, sepse së shpejti aq pak sa kemi ngelur, s’do jemi më. Jemi tkurrur deri në keqardhje… kështu që çdo hap që do bëjmë ose do t’i kthejë njerëzit në atdhe, ose edhe ata pak që kanë ngelur do të ikin,” shkruan ajo.

Kujtojmë se Kokalari dhe Salianji, donin të kandidonin për kreun e Partisë Demokratike, por të cilëve iu refuzua aplikimi për zgjedhjet.

Lajmet e fundit