Ilir Shaqiri ishte fituesi i cmimit të madh prej 100 mijë euro të Big Brother VIP. Në gëzimin e madh të balerinit nuk kishte sesi të mungonte miku i tij i mirë, Sabiani.
Në kohën që cmalleshin me njëri-tjetrin, Sabiani i tha se do të ishin bashkë në në një video live në rrjete sociale, ndërsa Iliri komenton: “Dy luanët”!
Sabiani: 100 mijë euroshi im.
Iliri: Gjithmonë vëllai gjithmonë!
Sabiani: Është vëllai i madh të gjithë shqiptarëve. Unë e zgjodha për 70 ditë, ju për 136 ditë
Iliri: Gjithmonë i juaji. Ju duam shumë. Gjithmonë fitore paçi!
Sabiani: Ju duam, ju duam, faleminderit për mbështetjen. Ia kemi dalë të vetëm fare. Vetëm me Zotin. Nesër do ju bëjmë një video live.
Iliri: Dy luanët, dy luanët!
Në një tjetër video, fituesi i ‘Big Brother Vip’ shfaqet duke ngrenë bukë me djathë e domate në orët e para të mëngjesit, në shoqërinë e të shoqes Emanuela dhe mikut të, Sabianit!
Sabiani: Shikoni ç’hanë fitimtarët
Iliri: Këta jemi ne popull, është ora 6 e mëngjesit, nuk e di sa është ora. Domate djath!