12.5 C
Tirana
E mërkurë, 12 Mars, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Foto e Jorida Tabakut me drejtorin e Albanian TV, rebelon demokratët: Ke dalë me një ish-zyrtar të sigurimit

    Një foto e publikuar nga Jorida Tabaku me drejtorin e Albanian TV në Amerikë duket se ka ngjallur debate dhe diskutime të forta në Tiranë për shkak të të kaluarës së personazhit të takuar.

    Gani Vila drejton Albanian TV në Amerikë por, Myslym Murrizi fillimisht dhe Ilirjan Blloshmi pak më vonë në dy postime të ndryshme, i kanë kujtuar Jorida Tabakut se personi që ka takuar ëshë Gani Vila, ish-zyrtar i lartë i sigurimit të shtetit.

    “Nuk mund të na bësh show e karshillik duke pozuar me një ish-oficer të Sigurimit të Shtetit si Gani Vila edhe pse Ganiu ka një pasaportë amerikane si jo pak fundërrina të tjerë të Partisë së Punës apo ish- Sigurimit. Mund ta kesh mik personal ose familjar dhe kjo nuk ka problem nëse e fton apo të fton në dasmë apo evente familjare”, shkruan jo pa revoltë Myslim Murrizi.

    Të njëjtën gje shkruan edhe Ilirjan Blloshmi duke i kujtuar Tabakut se duhet të njohë personazhet që takon në diasporë. Deri më tani nuk ka një reagim a qëndrim publik nga Jorida Tabaku për këtë çështje. Por Gani Vila është një personazh që sot ka një reputacion në SHBA duke drejtuar një prej televizioneve me peshë ndër shqiptarët atje.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit