spot_img
spot_img

Fotografia që po habit rrjetin dhe një QUIZ: Pse luftojnë antikamunistat me antikamunizmin?!

spot_img

Nga Migena Aleksi

Kjo foto që po bëhet virale në rrjet orët e fundit, tregon kandidatin e çiftit Berisha-Meta për Tiranën, Belind Këlliçi dhe kandidatin tjetër të tyre, për Vorën, Indrit Hoxha.

Këlliçi shfaqet në këtë pozim, më i errësuar se zakonisht, ndoshta nga tymi dhe bloza. Mban dy gishtat lart, ndërsa këmisha i ka dalë vendit. I riu tjetër, edhe ky me dy gishta lart, ka të njëjtën pamje triumfale, por duket sikur ka luftuar içik më pak.

Prapa tyre, idiotët e zakonshëm, po rrahin me shkopa një bunker, të ndezur flakë.

Po ku është bërë kjo fotografi?

Nga pamjet në sfond duket sikur risjell mjedisin e dhunshëm dhe turpërues të vitit të tmerrshëm 97, kur tutori i këtyre të dyve e futi vendin në luftë civile.

Por nuk është ’97. Është viti 2015.  Gjatë një proteste që duhej të ishte paqësore, militantët e PD i vunë edhe njëherë flakën qendrës së kryeqytetit.

Objekti prapa është në flakë është Bunk’Art, një tip muzeu i frekuentuar nga turistë dhe shqiptarë të apasionuar pas historisë së para “90.

Kush e ka vizituar, e di që ky muze është thellësisht antikomunist në përmbajtje, në gjithçka që u tregon vizitorëve.

Quiz i ditës: Pse e kanë sulmuar antikamunisti i paepur Sali dhe dy luftëtarët e tij në foto, këtë përhapës të antikamunizmit?!

Lajmet e fundit