spot_img
spot_img

FOTOT: PD në “zi”, Lulzim Basha në dasëm

spot_img

Këngëtarja e njohur Shkurte Fejza, ka martuar djalin e saj të vetëm, Arbërin.

Dasma ka qenë madhështore dhe kanë qenë të ftuar shumë personazhe të njohur.

Mes tyre ishte edhe ish-kreu i PD, Lulzim Basha dhe bashkëshortja e tij, apo Kreu i partisë AAK, Ramush Haradinaj me bashkëshorten.

Haradinaj ka ndarë disa foto në rrjetet sociale, ku në një shihet i ulur me  në një tavolinë e Bashën, teksa të gjithë pozojnë të buzëqeshur.

“Bilbilit të muzikës tonë, Shkurtes, mikut tim Hajrushit dhe mbarë familjes Behluli, ju uroj martesën e Arbërit me Erzën.

Uroj shumë lumturi e mbarësi në jetën e tyre të përbashkët!”shkruan Haradinaj në postimin e tij në “Facebook”.

Lajmet e fundit