9.5 C
Tirana
E mërkurë, 24 Prill, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Frika nga lufta kushton: Milarderi i njohur humbet 700 mln euro vetëm në një ditë

    Miliarderi rus Roman Abramovich, i njohur si pronar i ekipit të Chelsea në Angli, ka në portofolin e tij të investimeve, ndër të tjera, edhe Evrazin, një kompani ruse minerare. Nisur nga tensionet mes Rusisë dhe Ukrainës, kompania minerare ka rënë në bursën e Londrës, duke i shkaktuar pronarit të Chelsea 650 milionë paund (rreth 776 milionë euro) humbje brenda ditës.

    Kompania me rreth 110 000 punëtorë operon kryesisht në Rusi, por edhe në Ukrainë, Republikën Çeke, Itali, Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Afrikën e Jugut.

    Sipas “This Is Money”, aksionet e Abramovich janë një nga vlerat që ka rënë më shumë në Britani, deri në 35%.

    Duke qenë se Evraz punon edhe në Ukrainë, lufta nuk do të ishte aspak e mirë. Por, më shumë se lufta e mundshme, frika e investitorëve është se një pushtim nga ana e Rusisë do të çonte në një rialokim të të drejtave pronësore. Së fundi, është edhe frika e sanksioneve të mundshme që do të paralizonte punën e tyre.

    Nëse Rusia pushton Ukrainën, do të ketë sanksione ndaj klasave oligarkike rreth Putinit. Këto sanksione mund të zbatohen më gjerësisht, duke përfshirë edhe vetë ekonominë ruse. Evraz do të ndikohej si në operacionet e tij të eksportit dhe gjithashtu do të kishte probleme me bursën e Londrës, dhe me operacionet në SHBA dhe vendet e tjera ku operon.

    Evraz është një nga prodhuesit më të mëdhenj të çelikut në botë.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit