Momente të sikletshme për Juan Musso në rrjetet sociale. Portieri i Atalanta-s ka organizuar një surprizë romantike për të fejuarën Anna Ariaudo: një tufë të madhe me trëndafila të kuq dhe lule të bardha në dhomë, e mbushur me shumë tullumbace të kuq në formë zemre.
“Je më e mira”, ka shkruar 27-vjeçari argjentinasi në fotografinë e publikuar në Instagram. Megjithatë, ndjekësve të tij nuk u ka shpëtuar një detaj pikant…
Këtë herë Muso ia ka bërë vetes autogolin. Në fotografinë e bërë, portieri i bergamaskëve nuk ka vënë re se ka nxjerrë edhe veten në pasqyrë ku shfaqej lakuriq.
Para se ta kuptonte, siç pritej, fotografia është bërë menjëherë virale dhe kur e ka hequr nga stories ka qenë shumë vonë. “La foto corecta” ka shkruar në postimin e radhës, duke e publikuar veten të mbuluar këtë herë.
“Për fatin tënd të mirë, të dua shumë”, ka komentuar e fejuara Anna Ariaudo, ndërsa lojtari ka kërkuar falje.