11.5 C
Tirana
E premte, 26 Prill, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Gati plani për prodhimin e supermakinës shqiptare

    Kryeministri Edi Rama ka njoftuar sot se është gati plani për prodhimin e supermakinës shqiptare, si një partneritet i kompanisë TIMAK me shtetin shqiptar.

    Kreu i qeverisë ndau në rrjetet sociale një foto me Arjeta Pucën, sipërmarrësen që aktualisht prodhon makina në fabrikën e saj në Shqipëri dhe është përzgjedhur nga OKB për të prodhuar 500 autoambulanca që do të dhurohen për Ukrainën.

    Më herët kryeministri Edi Rama prezantoi Arjeta Pucën në podcastin e tij “Flasim”, e cila “premtoi” se mund të prodhojë edhe Ferrarin ballkanas.

    Së bashku me familjen Arjeta ka themeluar në vitin 2016, kompaninë TIMAK, duke prodhuar deri tani mbi 150 autoambulanca, për spitalet shqiptare si edhe për vendet fqinje si Maqedonia e Veriut, Bullgaria, Turqia etj.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit