17.5 C
Tirana
E shtunë, 20 Prill, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Gazetari i njohur grek vritet nga i dashuri xheloz

    Një trup të pajetë, të “lyer” na gjak nga plagët e thikave të ngulura në turpin e tij, kjo ishte pamja që pa policia në Sheikh Zayed të Kairos, ku edhe u gjet i vdekur gazetari grek, Nikos Katsikas.

    Ishin fqinjët ata që ditën e shtunë për shkak të erës së fortë dhe të padurueshme që vinte nga banesa e gazetarit, kanë lajmëruar policinë e cila ka hyrë dhe ka gjetur Nikon, i cili prej disa ditësh ishte në atë gjendje.

    Nga hetimet e autoriteteve dhe Departamentit të Hetimit Kriminologjik pranë Drejtorisë së Sigurisë së Gizës, ka rezultuar se autori i vrasjes është një motorist që bën dërgesa në shtëpi, “delivery”.

    Mes dy burrave duket se është zhvilluar diçka më shumë se miqësi, pasi prej një jave shkëmbenin mezashe dhe telefonata.

    Hetimet e prokurorisë, sipas mediave vendase, thonë se autori fillimisht ka vizituar gazetarin dhe pasi kanë kryer marrëdhënie seksuale e ka goditur disa herë me thikë në pjesë të ndryshme të tupit, duke e lënë të vdekur në vend dhe pas është larguar.

    Autori u identifikua shumë shpejt, për pasojë policia e Drejtorisë së Sigurisë së Gizës në Egjipt e ka vënë në gjurmë dhe e ka arrestuar. Gjatë transferimit në drejtorinë e sigurisë, ai ka pranuar krimin ndërsa është akuzuar për krime të rënda.

    Kush ishte Nikos Katsikas?

    55-vjeçari ishte vendosur në Kajro në vitin 2016 duke shërbyer si korrespondent i agjencisë së lajmeve (AMNA). Ai ishte zv/president i Qendrës Kulturore Historike Helenike në Kajro. Katsikas kishte themeluar gazetën “Fos” në Kajro dhe ishte kryeredaktor i të përjavshmes “New Fos”. Gjithashtu, ai botonte dhe në ëebsitet“Alexandrinos Tahydromos“ e “Pyramis”. Viktima vlerësohet për kontributin e madh që ka dhënë në forcimin e marrëdhënieve mes Greqisë dhe Egjiptit, promovimin e kulturës helene në këtë vend dhe rritjen e lidhjes shpirtërore të qytetarëve grekë që jetojnë në këtë vend.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit