Këngëtarja e njohur Genta Ismajli u bë nënë për herë të parë në fillim të këtij viti.
Ajo dhe partneri i saj turk, Huseyin Usta, u bekuan me një vajzë dhe një djalë.
Së fundmi këngëtarja ka publikuar në rrjetin e saj social Instagram fotografinë e parë të binjakëve të saj, teksa ka zbuluar edhe emrat e tyre të veçantë, Ivy dhe Icon.
“22.02.2022. Ja ku janë bebet tona, edhe më perfekte seç i kishim imagjinuar. Ivy dhe Icon”, ka shkruar këngëtarja përkrah postimit të saj, ku shihet se ka realizuar një set fotografik me dy vogëlushët e saj.