Ola dhe Adion Puka vazhdojnë të jenë në qendër të vëmendjes në media dhe rrjetet sociale.
Së fundmi, vëmendjen e ka marrë Ola me një gjest të veçantë dhe plot domethënie. Ajo ka surprizuar vjehrrën e saj me një urim publik për ditëlindje, duke treguar edhe njëherë raportin e afërt mes tyre.
Në një postim të shpërndarë në InstaStory, Ola publikoi një foto ku shfaqet duke përqafuar nënën e Adionit, ndërsa mesazhi i saj emocionues u prit me reagime të shumta pozitive nga fansat.
“Urime ditëlindjen! Festofsh edhe 100 të tjera pranë nesh!”, ka shkruar Ola krahas fotos, duke i vendosur gjithashtu një emoji kurore mbi kokë.




