spot_img
spot_img

Gjin Gjoni: SPAK duhet të marrë shembull nga Spanja dhe t’i shkojë në zyrë Ramës. Kryetarin e PD e kemi gjetur, tani na duhen nënkryetarët

spot_img

AKSHI është një gropë e zezë që nuk i dihet fundi. Kështu deklaroi deputeti demokrat Gjin Gjoni, i cili tha se bazuar në informacionet që kishte aty po bëhet nami, ndërsa ngriti pretendimin se po krijohet edhe një strukturë paralele, të cilën e quajti “AKSHI 2”.

“Një institucion i cili është në varësi të kryeministrit dhe që është një gropë e zezë, më e madhe se inceneratorët, AKSHI është konsideruar grup i strukturuar kriminal dhe unë kam një informacion që nga institucionet të cilët janë përgjegjës që aty është nami.

Nami, nuk i dihet fundi se çfarë është bërë aty dhe tani po na krijohet edhe një institucion paralel me atë dhe është AKSHI 2 që po krijohet sot për të filluar të vijojë të gjithë mekanizmin dhe gjithë provat të cilat ndodhen aty”, u shpreh Gjoni në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN.

Deputeti demokrat krahasoi situatën në Shqipëri me atë në Spanjë, ku sipas tij në një shtet funksional institucionet e drejtësisë dhe policia veprojnë pa pengesa edhe ndaj zyrtarëve të lartë.

“Unë konsideroj një shtet funksional, një polici funksionale, një SPAK funksional si në rastin e Spanjës. Shkon atje pavarësisht se është kryeministër në detyrë, i çan zyrat kryetarit të Partisë Socialiste Spanjolle dhe i hap edhe kasafortat personale.

Ky është shteti, kështu duhet të funksionojë. Kurse ai thotë po mua afrua edhe me marrë telefonin afër zyrave, duhet të më njoftoni mua pasandaj të hyni në kryeministri.

E kuptoni se për çfarë dallimi po flasim për një shtet që është pjesë e Bashkimit Europian me një shtet që kërkon të futet në Bashkimin Europian, por nuk plotëson asnjë standard themelor”.

Gjin Gjoni deklaroi se forca politike ku ai bën pjesë ndodhet në një proces riorganizimi dhe reformimi të strukturave drejtuese.

Gjoni ndërsa nënvizoi nevojën për hapje të partisë dhe afrimin e figurave të reja që ngjallin besim te publiku.

PD është në një proces riorganizimi dhe po shkon në proces zgjedhjesh sipas një mandati që është përcaktuar në statut. Ditën e shtunë është procesi i Kuvendit të PD dhe pres që të ketë piketa shumë të rëndësishme sa i përket 4-vjeçarit të ardhshëm në lidhje me drejtimin e PD.

Padyshim që PD duhet të hapet, riformohet dhe të sjellim figura të reja. E them me bindje sepse jam në kontakt të vazhdueshëm me qytetarët dhe ata presin ndryshim. Nëse s’ka ndryshim situata s’do jetë në pozita të shëndosha. Këtu nuk flas për ndryshim emrash, se njerëzit e marrin të hiqet X dhe të vihet Y”, tha deputeti demokrat.

“Pyetja që duhet të shtrohet për çdo demokrat është a i përgjigjet PD-ja realitetit ku ndodhemi dhe si duhet t’i përgjigjemi farsës elektorale. Pas analizës duhet të nxirren objektivat.

Momenti i dytë është, kjo PD a është e gatshme për të ardhur në pushtet. Absolutisht është, me një riformatim të mënyrës si mund të menaxhohet.

Kryetari i partisë është gjetur, flas për nënkryetarët, Kryesia, Këshilli Kombëtar, të futen elementë të ri, që ngjallin besim te qytetarët. Janë të gjitha faktorët, jo vetëm denoncimet, që PD i ka realizuar në mënyrën më të mirë të mundshme”, u shpreh ai.

Lajmet e fundit