16.5 C
Tirana
E mërkurë, 22 Maj, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Grida Duma rikthen fotografitë nudo të Edi Ramës, kryeministri tregon si ja morën nga Mercedesi

    Moderatorja e emisionit “Top Story”, Grida Duma ka rikthyer në media dhe opinion fotografitë nudo të kryeministrit Edi Rama, vite më parë, para se ai të vinte në Shqipëri dhe të angazhohej në politikë.  Rama tha se ato ja kishin marrë nga makina dhe e shantazhuan në periudhën e fushatës, ndërsa sonte në mbrëmje Duma i riktheu, çuditërisht, në prag të zgjedhjeve të 14 Majit.

    “Një ditë të bukur me bie telefoni, unë atëherë e ngrija gjithmonë telefonin, më thotë dikush se shiko se duhet të bëhesh gati, se duhet të paguash se ke dhe fushatën përpara. I thashë kush je se s’po të kuptoj. Do ta kuptosh më tha.

    Nëse nuk paguan ti, do tmerrohen të gjitha gratë, gocat dhe gjithë familjet e këtij vendi. Më kërkoi të paguaja. Në një moment pata një flash, kërkova fotografitë dhe nuk i gjeta. Makina, se ishte në Benz atëherë, kishte shkuar në një remont dhe aty gjerat kishin humbur”, u shpreh kryeministri ndër të tjera.

    Më tej, Edi Rama ka theksuar se fotografitë ishin bërë kur ai ishte në Francë, në një plazh publik, i shoqëruar nga partnerja e tij. Në atë periudhë, tha ai, ishte i lirë dhe nuk kishte asnjë lidhje me politikën në Shqipëri.

    Pjesë nga rrëfimi i Edi Ramës:

    Kisha shqetësim sepse në fillim unë këto fotografitë ishte një kuti me fotografi lloj-lloj, ndër të cilat dhe këto fotografi. I kisha lënë në bagazhin e makinës, bashkë me disa të tjera. Se jam shumë i pavëmendshëm me gjërat, i harroj, i lë. Tani fatmirësisht kam një njeri që kujdeset për mua në mënyrë më të jashtëzakonshme.

    Një ditë të bukur me bie telefoni, unë atëherë e ngrija gjithmonë telefonin, më thotë dikush se shiko se duhet të bëhesh gati, se duhet të paguash se ke dhe fushatën përpara. I thashë kush je se s’po të kuptoj. Do ta kuptosh më tha.

    Nëse nuk paguan ti, do tmerrohen të gjitha gratë, gocat dhe gjithë familjet e këtij vendi. Më kërkoi të paguaja. Në një moment pata një flash, kërkova fotografitë dhe nuk i gjeta. Makina, se ishte në Benz atëherë, kishte shkuar në një remont dhe aty gjerat kishin humbur. E kisha një përgatitje.

    Pastaj kur erdhi gjëja, erdhi një zarf të kutia postare. Se unë ju thashë, nuk bëhej fjalë të paguaja. Mendoja se janë fotografitë, erdhi zarfi me këto, e kishin hedhur te kutia postare e bashkisë. Më mori në telefon drejtuesja e organizimit dhe më thotë ku je se duhet të vish.

    I thashë mirë mos u shqetëso se nuk është se shef për herë të parë… ore tha leje se nuk është për të qesh po hajde. Sigurisht që u shqetësova por e ndava mendjen se kjo gjë duhej përballu me të vërtetën.

    Kisha vajtur në një plazh me të dashurën time, në një plazh në Francë. Unë kisha qenë njeri i lirë. Unë gjithmonë kam pas besim te shqiptarët. Kam pasur bindjen se shqiptarët janë shumë të mprehtë dhe gjëra të caktuara që mund të dëgjojnë që diskutojnë njerëzit, e kanë shumë të fortë instiktin se kush ka të drejtë. Në fund të ditës, brenda vetes të gjithë njerëzit normal do thonë e po pastaj çfarë ka këtu?!

    Por nuk ishte aq e lehtë, se më erdhi fjala që kishte shkuar në një gazetë.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit