15.5 C
Tirana
E enjte, 25 Prill, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Grida Duma tallet me kandidatin e Berishës për Durrësin: Ka 5 herë që garon për t’u bërë diçka

    Grida Duma ka ironizuar primaret e organizuara nga Komisioni i Rithemelimit në Durrës, ku u zgjodh si kandidat për zgjedhjet e 6 marsit, Ardian Muka.

    Sipas nënkryetares së Partisë Demokratike, kandidati i Rithemelimit për Durrësin ka 5 mandate që kërkon të hyjë në një listë, për të kandiduar për diçka, edhe pse e di që do të humbë.

    “Individët e përfshirë nga strukturat e PD te “Foltorja” nuk përfaqësojnë burimet më të mira njerëzore të PD.

    Rasti i Durrësit është një rast që ne e dimë që ka qenë kandidat, nuk e di sesa, ndoshta 5 mandate që kërkon të hyjë në një listë, që kërkon të kandidojë për diçka dhe nuk arrin dhe hyn në një listë sepse thjeshtësisht do të kandidojë, ndoshta e ka ëndrrën e jetës për të kandiduar, pavarësisht se do humbë.

    Janë individë normalë, por nuk e kanë peshën për të qenë kandidatë në situata të tilla”, u shpreh Duma në Debat.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit