spot_img
spot_img

Gruaja në video-skandalin e Gjicit, nënë e një fëmije autik, zbulohet mosha e saj (dhe arsyeja pse bëri filmimin)

spot_img

A.K. protagonistja e video-skandalit në zyrën e kryebashkiakut të Kukësit, është nënë e një fëmije autik.

Gazeta DITA mësoi nga burime jozyrtare se ajo është e datëlindjes 1983.

Emri i saj figuron edhe në një biznes të registruar në qendrën e bizneseve si ortake e vetme.

Në profilin e saj në rrjete sociale dallohen shumë foto me kafshë, qen, kuaj. Ajo është ndjekëse e shumë emrave të njohur në rrjete sociale, mes të cilëve spikatin ministra e biznesmenë.

Ajo merret prej disa vitesh me “filmime” si ato që mbyllën karrierën e kreut të Bashkisë së Kukësit.

Qëllimi i saj në rastet e mëparshme ka qenë fitimi i shumave të parave në këmbim të mospublikimit të këtyre videove.

Edhe në rastin e Gjicit është nisur me të njëjtin objektiv. SPAK do sqarojë rrethanat e plota deri në arsyet e bërjes publike të filmimeve

Lajmet e fundit