spot_img
spot_img

Hipokriti Albin Kurti, që përdor dy standarte me ndërkombëtarët

spot_img

“Ajo që po na befason është toleranca dhe heshtja e ndërkombëtarëve ndaj veprimeve të Serbisë, e cila vazhdimisht po kërkon destabilizim”, ka thënë këtë të enjte Albin Kurti, pas rrëmbimit të tre policëve kosovarë nga ana e serbëve.

“Ky akt kriminal duhet të dënohet ashpërsisht nga faktori ndërkombëtar sepse përfaqëson një shkelje të rëndë dhe shfaq edhe njëherë fytyrën e vërtetë të Serbisë”, tha nga ana tjetër ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla.

Dhe bëjnë mirë që iu kërkojnë llogari ndërkombëtarëve, sepse ata janë përgjegjës për sigurinë në Veri të Kosovës.

Por reagimi i Kurtit dhe ministrit të tij, është hipokrit dhe me dy standarte.

Sepse kur çuan ato kukullat në veri, për të drejtuar serbët, Albin Kurti dhe ministri tij as i pyetën dhe as u koordinuan me ndërkombëtarët, duke nxitur kështu tensione të cilat ishin të parashikuara.

Dhe pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme të ndërkombëtarëve për tërheqje, Albin Kurti kapardisej duke thënë se ajo është tokë e Kosovës dhe ai është i vendosur që t’i dalë zot shtetit të vet.

Ndaj tani që i kanë rrëmbyer tre policë, le t’u dalë zot vetë, meqë nuk i nevojitej ndihma e ndërkombëtarëve, mos t’iu kërkojë llogari atyre pse heshtin dhe nuk veprojnë që t’i lirojnë policët.

E bën dot? Sigurisht që jo, sepse dhe ai vetë e di që pa ndërkombëtarët Kosova nuk ekziston as një minutë si shtet i pavarur.

Prandaj para se t’iu kërkojë llogari ndërkombëtarëve, mirë është t’iu kërkojë njëherë falje pse e çoi situatën deri këtu.

Lajmet e fundit