Lufta në Partinë Demokratike ka futur në sherr jo pak njerëz në Shqipëri.
Kjo gjë ka ndodhur edhe me korçarin e famshëm të rrjeteve sociale, Ilir Vrenozi, që mbështet Sali Berishën dhe djalin e tij, që është me Bashën dhe merr pjesë në takimet e Lulzim Bashës.
Të dy kanë qenë të ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ku debatuan dhe i treguan publikut pikëpamjet e ndryshme që ndajnë për luftën në PD.
Pjesë nga biseda:
Enri Vrenozi: Qëndrimi im ishte krah Lulzim Bashës, për një Shqipëri më të mirë, jo një Shqipëri që mbahet peng nga një kastë politike, që ka refrenin e njëjtë. Jemi mësuar që në vitin 1990, e duam Shqipërinë si gjithë Europa. Tani po shkon viti 2022, dhe ne po thërrasim sërish e duam Shqipërinë si gjithë Europa.
Ilir Vrenozi: Hiqja ore spinën këtij!
Ylli Rakipi: Jo, jo, ai do flasë tani.
Enri Vrenozi: Ka ardhur momenti që studentët të tregojnë që e ardhmja jemi ne.
Ilir Vrenozi: Prit, mbaje tani. Dy ditë para se të vinte Basha, bëj një status unë, që pasnesër Lul Bashën do ta presim siç na priti në 8 janar. Ca Bashistë më kërcënojnë, mos u afro se do t’ju thyejmë kokën. Unë u mërzita me këtë (djalin), sepse ky më thotë mua hiqi këto statuse që ke vënë. I thashë, ore në vend t’i thuash atyre, ti më thua mua. Më merr Salianji mua në telefon, më thotë pësnesër do ma lësh djalin. Unë e kam lënë, në 18 dhjetor, a ishte ti aty te ajo e kukumjaçkave.
Enri Vrenozi: Kamerat janë të hapura për gjithë publikun. Isha delegat aty. Pamjet janë në Pallatin e Kongreseve. Duhet ti themi Foltores, në stadium ishin vetëm disa kartona…
Ilir Vrenozi: Po aty në Pallatin e Kongreseve ishin 5 mijë?
Enri Vrenozi: Ishin 5004 vota të rregullta, të çertifikuara.
Ilir Vrenozi: Ore vaksinë të bën Salianji ty ore?
Enri Vrenozi: Në stadium u bë proces pa logjikë, pa u depozituara në sekretariat.
Ilir Vrenozi: Hiqja prizën! Më merr Salianji dhe thotë do na e lësh djalin. Nuk e lë i thashë, meqë ndodhi kjo, që më kërcënuan. Mora një si tip inati, i thashë po hyre aty do hyj të të heq zvarrë. Kur ju thashë nuk e lë. Më merr një oficer policie në telefon. Më tha të kërkon shefi i komisariatit për sqarim. Siç e tha edhe Presidenti që e kam mik, se i shkruajta. Më tha ruaj qetësinë. Vajta në polici. Ky nuk e kishte vendosur që do shkontë apo jo. Kur futem në komisariat i hapet rruga këtij, I thonë hajde se babain e sistemuam.
Enri Vrenozi: Kjo nuk është e vërtetë. Unë isha në kinema Millenium që në orën 15:17.
Ilir Vrenozi: Rastësi ishte që mua më çojnë në komisariat dhe ty në podium? Më thanë dyshohesh se do t’I shtiesh me vezë Bashës.
Ylli Rakipi: Si e kuptove ti që Lul Basha është njeri i rëndësishëm?
Enri Vrenozi: Po promovon sloganin “Zgjedhim të ardhmen”. Është mëse e mjaftueshme për të ndjekur një politikan si Basha. Thonë ka patur humbje të njëpasnjëshme, por nuk kanë qenë humbje, kanë qenë masakre elektorale. Lul Basha është ai kryetar partie që kurrë nuk ja ka prerë hovin politik ndonjë personi me aspirata. Nëse nuk mbështesim këtë lider, këtë kryetar që e do rininë.
Ilir Vrezoni: Enri, Lul Basha 2013-2025 na ka lënë rrugëve. Është humbës serial i suksesshëm.
Enri Vrenozi: Në 25 prill, kemi patur përballë një makineri korrupsioni, bandash, lek pafund të shpërndara.
Ilir Vrenozi: Ehe, pirdh pirdh!
Enri Vrenozi: Janë të faktuara. Në 25 prill ka patur masakët. Doktor Berisha, që tani i hakërrehet Bashës…
Ilir Vrenozi: Laj gojën ti të zësh Berishën. Ti kur ishte i vogël imitoje Berishën. Mos e zërë në gojë ti Berishën. Hiqja mo prizën këtij!
***
Ilir Vrenozi: Po je djalë me vizion, dil dhe thuaj, unë e mbështes Lulzim Bashën, por po humbi të hapë krahun, të fërshëllejë tre herë dhe të hapë krahun. Nëse do merrni një bashki juve, ke një muaj rresht një çokollatë. Nëse do merrni dy, ke dy muaj rresht një çokollatë çdo mëngjes. E kam të sigurtë që nuk merr asnjë!