14.5 C
Tirana
E mërkurë, 24 Prill, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Iku në Greqi në këmbë, por nuk e pranuan në ekip: Sot Donaldi është një ndër yjet e volejbollit në SHBA

    Donald Suxho është një volejbollist olimpik nga Korça. Ai ka kaluar shumë peripeci deri te suksesi i shumëdëshiruar.

    Në një lidhje me Skype nga SHBA për “ABC ”, Donaldi tregoi të gjithë rrugëtimin e tij jetësor, nga shkuarja në Greqi në këmbë deri te ëndrra e plotësuar, ku u bë një volejbollist i famshëm në SHBA.

    “Unë në fillim kam lindur futboll në Korçë dhe më pas kur isha 12 vjeç u zgjata shumë dhe babi im më tha që duhet të kalosh në volejboll. Jam rritur me figurat e njohura të Korçës në volejboll dhe aty lindi dëshira edhe më shumë.

    Kur u hap Shqipëria atëherë, gjithë ekipi, Jani Melka që ishte trajneri ikën dhe pamë që jeta ndryshoi. Kështu edhe ne mendonim pse mos të kishim më shumë lekë, të blinim xhinse, ushqime.

    Unë isha 12 vjeç, shkova me disa shokë nga Erseka për nja 15 orë. Ishte natë atëherë, s’kishim as tel asgjë. Vetëm pak bukë dhe një dritë të vogël. Një shoku im më tha kur të mbërrish shko me vrap te makina dhe ashtu bëra, zura vendin e parë në Selanik, se s’kishte vende”, rrëfeu fillimisht Donaldi.

    Më pas, tregoi se gjyshja e tij kishte lindur në SHBA dhe në këtë mënyrë fituan pasaportën amerikane. Kur shkoi atje, kishte punuar pjatalarës derisa fati deshi dhe përfundoi një volejbollist me emër.

    “Fillova në një vit rresht laja pjatat në një plazh dhe më pas shisja ëmbëlsirë. Më pas ndonjëherë në javë me babin bënim stërvitje.

    Një kushëriri im në kishë më ndihmoi, shkuam në high school dhe fillova të luaja volejboll. E kisha ëndërr”.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit