6.5 C
Tirana
E diel, 2 Shkurt, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Ilir Meta flet me audio nga burgu në Konventën e PL: S’kemi më bagëti, do i shtojmë kur të vimë ne në pushtet

    Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta foli përmes një audio të regjistruar në Konventën e PL-së në Tiranë.

    Meta tha se është kënaqësi që u adresohet shqiptarëve pas rrëmbimit të tij nga qeveria sipas tij.

    “Jam marrë peng nga Rama-Dumani për të grabitur një mandat të katërt. Qytetarët do i japin përgjigje kësaj bande, që po i lë pa atdhe. Partia e Lirisë ka 5 prioritete kyçe, që nga ai për 4 milionë shqiptarë plus.

    Ne do ta ndalojmë shpopullimin, duke ulur taksat dhe do të garantojmë kredi për çiftet e reja. Do garantojmë transport falas për pensionistët. Do të mbështesim fermerët. Ne duam që Shqipëria të kthehet në fuqi prodhuese.

    Do të dhurojmë 20 mijë euro për çdo person që nis biznes të ri. Programi ynë social dhe ekonomik është tërësisht i aplikueshëm. Pa këtë investim të jashtëzakonshëm në arsim dhe kapitalin njerëzor, e kemi të pamundur për ta shndërruar Shqipërinë në fuqi eksportuese dhe për t’i mbajtur të rinjtë e të rejat në vendin tonë dhe garantuar vende pune me paga dinjitoze. Mbështetja e fuqishme për bujqësinë dhe ushqimin është prioriteti ynë, sepse është sektori më i diskriminuar.

    Që nga viti 2017 numri i gjedhëve dhe bagëtive është përgjysmuar në vend. Shqipëria eksporton vetëm 8 % të PBB. Ky është niveli më i ulët. Do ulim ndjeshëm çmimin e naftës në vend dhe do të mbështesim rritjen e prodhimit të saj. Tre janë fjalët finale dhe kyçe të programit tonë: Eksporte, eksporte dhe vetëm eksporte”, tha Meta në fillim të fjalës së tij në Konventën e PL-së në Tiranë.

    Ai prezantoi edhe programin e PL-së, duke përcaktuar se pika kyçe e tij do të jetë rritja e eksporteve për vendin tonë, me qëllim zhvillimin ekonomik.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit