11.5 C
Tirana
E enjte, 25 Prill, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    “Ishin të ndaluar”: Sakrifica e Arta Dades për të veshur fustan të bardhë!

    Vështirësitë e periudhës së komunizmit kanë qenë të mëdha, e nje pjesë e tyre janë thuajse të paimagjinueshme për brezat sot. Arta Dade rrëfeu se veshja e fustanit të bardhë në ditën e dasmës së saj, u kthye në një sakrificë të vërtetë.

    Politikania e njohur shpjegoi se për ata që kishin në familje një anëtar partie, ishte e ndauar të vishnin fustan të bardhë pasi konsiderohej si shfaqje e huaj. Gjatë një interviste në “Rudina”, Arta rrëfeu  se me bashkëshortin nuk ka këmbyer unaza dhe se e ka pasur shumë të vështirë të gjente fustan të bardhë.

    ” Ishin ndaluar për ato që kishin në familje anëtarë partie dhe nuk duhej të vishnin fustan të bardhë, konsiderohej si shfaqje e huaj. Nuk kemi këmbyer as unaza dhe vendosëm të vishesha. Në fakt, nuk gjenim as fustan të bardhë. Është gjetur te një italiane që kishte filluar t’i sillte nga Italia. Në darkë kam veshur fustan që e kisha qepur vetë se që 12 vjeç i  qepja vetë rrobat e mia.

    Kanë qenë disa stofe të hollë kinezë që e qepa vetë për ta  mbajtur. U martova pa marrë diplomën se duhej të bëja 1 vit stazh, më pas të merrja diplomën. Djalin e kam lindur pas 1-2 vitesh, nuk doja që kur të mbroja diplomën të isha shtatzënë. Albi tani është 45 vjeç”, tha ajo.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit