spot_img
spot_img

Jemi në vitin 2023, por në Shqipëri votat blihen ende me ushqime

spot_img

Tre punonjës të bashkisë Shkodër janë arrestuar, pasi një ditë më parë u kapën duke transportuar ushqime në këmbim të votës.

Ndalimi i tyre u bë një ditë më parë, teksa në një furgon kishin 50 pako me ushqime që po i shpërndanin në familjet shkodrane.

Në pranga kanë rënë Ergys Ivziku, 31 vjeç, drejtor i Drejtorisë Ekonomike-Arsimore, Petrit Dyli, 49 vjeç, me detyrë teknik i Shërbimeve në Drejtorinë Ekonomike-Arsimore.

Po ashtu është arrestuar edhe Mhill Volaj, 63 vjeç, me detyrë specialist i Financës në Drejtorisë Ekonomike-Arsimore.

Ndërkohë është shpallur në kërkim porositësi i pakove ushqimore, Arvid Bushati me detyrë drejtor i Drejtorisë së Ujësjellës-Kanalizimeve, bashkia Shkodër.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar 50 qeset me ushqime, si dhe automjeti me të cilin transportoheshin ato.

Lajmet e fundit