10.5 C
Tirana
E mërkurë, 24 Prill, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Jemi shqiptarë ne, nuk të falim për nder

    Një makinë me targën e mbuluar me Bekimin ” Urime çiftit”, por prej të cilës u qëllua për vdekje Abdulla Budlla u konsiderua prova më e fortë kundër dy vëllezërve Saimir dhe Arsil Shera.

    Dy të rinjtë, njëri 33 vjeç dhe tjetri 22 vjeç u shpallën fajtore nga gjykata për vrasje me paramendim dhe u dënuan në total me 37 vite burgim.

    Gjatë fjalës së mbrojtjes ata i kërkuan gjykatës të merrte parasysh si rrethanë lehtësuese gjendjen emocionale të secilit kur ata mësuan të vërtetën.

    Ajo që Saimir Shera, dënuar me 22 vite e quajti ” errësimi i syve” ka lidhje me thashethemin që u hap në fshatin e tyre për lidhjen e mamasë me taksistin e familjes, të cilin e kishin pajtuar prej pesë vitesh.

    Vëllai më i madh Saimiri tha në gjykatë se kur u kthye nga Greqia kuptoi që historia ishte përhapur në zonë dhe ngado flitej për Abdulla Budllën dhe të ëmën e tij, por ndërkohë ai mësoi se viktima kishte ngacmuar edhe një anetar tjetër te familjes.

    “I ngjita makinës me qera frazën e urimeve në dasmë dhe i kërkova vëllait tjetër t’i jepte automjetit”, u rrëfye në gjykatë i riu i cili tregoi se më i vogli nuk dinte asgjë.

    “E pashë Budllën në makinën e tij, dhe humba arsyen ndaj e qëllova me një armë të 1997”- tha 33 vjeçari.

    Gjykata vlerësoi se krimi u krye me paramendim dhe i shpalli fajtorë të dy djemtë.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit