Luan Hoti, kandidati i PD për Bashkinë e Durrësit e ka nisur ditën e djeshme me një buqetë me lule për bashkëshorten e tij, përt Shën Valentinin. Por, Hoti nuk është mjaftuar me kaq, ai ka shpërndarë trëndafila dhe për gratë durrsake.
“Për bashkëshorten më të mirë, për nënën më të dedikuar. Bashkë me Shpresën që prej 23 vitesh. Gëzuar e dashur”, shkruan Hoti dhe ndan foton e mëposhtme me bashkëshorten.
Djem dhe vajza të reja që janë pjesë e stafit të tij, kanë nisur të shpërndarë lule në rrugët e qytetit bregdetar.
Luan Hoti kandidon në zgjedhjet e 6 marsit për kryebashkiak të Durrësit, nën siglën e PD së Lulzim Bashës.