spot_img
spot_img

Jo vetëm politika: Këtu edhe elita e artit, kanë mllef e urrejte e nuk e përmbajnë dot pa e shfaqur në publik

spot_img

Tenori Josif Gjipali ka reaguar një ditë pas deklaratës së sopranos Ermonela Jaho.

Jaho u shpreh tejet e zhgënjyer lidhur me mungesën në sallën ku do jepte kurs, të pedagogëve e studentëve të arteve.

Ajo theksoi se nuk ka ardhur në Shqipëri për të luftuar askënd po për të ndarë përvojën e saj, teksa aludonte se mungesa e studentëve në kurs mund të ketë të  bëjë me presionin e pedagogëve.

Në reagimin e sotëm tenori Gjipali shkruan se nuk ka nevojë të ndjekë asnjë kurs ‘mastër class’ për të mësuar të këndojë.

Ai shton se asnjë nga kolegët e tij nuk e mëson dot të këndojë më mirë se profesorët e huaj, ndërsa thekson se askush nuk duhet t’u qajë hallin studentëve të arteve.

“Unë jam pjesë e stafit të pedagogëve të kantos në Universitetin e Arteve. Unë nuk kam nevojë të shkoj në asnjë master class pasi Attilen ma ka mësuar Riëardo Muti, Rigoletto e Don Carlo mi ka mesuar Zubin Mehta.

I due Foscari sapo ma mësoi në Genova Renato Palumbo. Nuk besoj se ndonjë nga koleget e mi pa ju hequr asnjë vlerë si interpretues mund të mi mësojë më mire.

Uroj hienat që nxitojnë të komentojnë në ndonjë deklaratë që shpresoj të ketë qenë e nxituar në inat e sipër të jetë më e kursyer.

Studentët e Universitetit të Arteve kanë qenë të zotët të këndojnë, të mos ua qaj njeri hallin.

Dy prej tyre sapo fituan në Spoleto, ku isha si anëtar jurie mes sa e sa konkurrentëve të drejtën e bursës.

Jetë të lumtur e pa mllefe ju uroj të gjithëve”, shkruan Gjipali.

Lajmet e fundit