“Gjesti është gjak shqiptari”, kështu janë shprehur familjarët e këngëtarit pas situatave të krijuara në shtëpinë e “Vëllait të Madh”.
Atëhere kur menduam se “gjakrat u qetësuan”, një tjetër incident ndodhi në shtëpinë e Big Brother Vip Albania, incident i cili përfundoi me eliminimin e Jozit.
Ishte ky i fundit i cili denigroi figurën e Gjestit duke e quajtur “kopil shkine”. Lidhur me këtë situatë i menjëhershëm ka qenë reagimi i “Vëllait të Madh”, i cili skualifikoi menjëherë nga loja këngëtarin.
E pas kësaj situate ka ardhur edhe reagimi i familjarëve të Gjestit të cilët janë shprehur se në venat e tij rrjedh gjak shqiptari!