10.5 C
Tirana
E hënë, 29 Prill, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Julian Deda: Jam i gatshëm të kandidoj përballë Erion Veliajt, nëse e vendosin demokratët

    Aktori, njëherësh anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Julian Deda është shprehur i gatshëm të kandidojë përballë Erion Veliajt për Bashkinë e Tiranës, nëse do e vendosin demokratët.

    Në një intervistë për Euronews Albania, Deda deklaroi se kjo duhet të vendoset nga të gjithë demokratët përmes primareve.

    “Tani, ndoshta ka ardhur koha që ta marrin në dorë njerëzit atipikë, që i shohim përditë, që vuajnë njësoj si ne. Kemi nevojë t’i shohim këto njerëz të na drejtojnë, ndoshta këto  njerëz na e dinë më mirë hallin, sesa një politikan i sprovuar në karrierë, i cili i ka mbyllur hallet e veta.

    A do doja unë të isha? Nëse demokratët e vendosin, po. Do doja të isha, nuk ka asnjë problem. E kam me shumë dëshirë dhe pse jo, pse mos të jem, nëse demokratët vendosin. Por duhet të jemi të gjithë bashkë që ta vendosim.

    Atë do ta vendosin demokratët dhe gara brenda Partisë Demokratike. Nëse vendosin demokratët, unë do të jem i gatshëm të zhvishem nga këto rroba që kam sot dhe të mbyllem në kullë dhe të punoj për kryeqytetin, patjetër”, theksoi ai.

    Emrat më të përfolur nga e djatha si kandidatë të mundshëm për Bashkinë e Tiranës, janë deputeti demokrat Belind Këlliçi dhe mjeku Ilir Alimehmeti.

    Ndërkohë, Sali Berisha zhvilloi një takim këtë të hënë në seli, me drejtuesit e Grupeve të Punës të cilët drejtojnë dhe ndjekin në bazë aksionin politik të kësaj force politike.

    Në mbledhje është analizuar situata në terren, mbi organizimin e degëve, plotësimin e strukturave dhe anëtarësimet e reja.

    Berisha ka theksuar se aksioni politik do të shtrihet njëkohësisht në dy drejtime; Organizimin e primareve dhe organizimin e protestave.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit