17.5 C
Tirana
E shtunë, 20 Prill, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    “Ka aktorë që dalin nga shinat”, Ledio Lako thumbon Arjola Demirin?

    Aktori Ledio Lako ka dhënë së fundmi një intervistë në “Wake Up” dhe një nga deklaratat e tij po komentohet në mediat sociale, si një “kunjë” për Arjola Demirin.

    “Në gjithë rrugën e artit po hyre është një rrugë pa kthim. Por, ka shina. Kush aktor është i disiplinuar di t’i mbajë shinat, ka shumë të tjerë që duan të dalin në det, duan të bëjnë korsi të reja…”, tha ai, duke iu referuar me fjalët “korsi të reja” që duan të eksplorojnë gjëra të tjera.

    Kujtojmë që Arjola Demiri kur ishte brenda shtëpisë së “Big Brother VIP” nuk hapi kutinë e Pandorës duke u shprehur se ëndrra e saj është të jetë prezantuese e “Portokallisë” dhe jo udhëtimi në Disneyland.

    Më pas pas daljes së saj, teksa ishte e ftuar në “Fan Club” ajo u shpreh se prezantimi i një programi do ta rriste profesionalisht dhe nuk do të ishte “thjesht aktore”. Kjo deklaratë ngjalli shumë reagime, pasi shumë persona e cilësuan si një zhvlerësim të punës së aktorëve.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit