Një moment që nisi me batuta dhe provokime u kthye në debat mes Ilir Shaqirit dhe Zhakut në “Ferma VIP”.
Teksa balerini po qetësohej në oborr duke marrë rreze dielli, Zhaku iu afrua papritur dhe u ul sipër tij në formë shakaje. Reagimi i Ilirit ishte i menjëhershëm, duke e larguar dhe i thënë me tone të ashpra: “Ik zhduku, kam gruan jashtë që më sheh”.
Situata u komentua më pas gjatë spektaklit live, ku fermerët dhanë mendimet e tyre për raportin mes dy konkurrentëve dhe tensionet që po krijohen në fermë.
Zhaku pranoi hapur se i pëlqen ta ngacmojë Ilirin dhe e konsideron këtë pjesë të lojës mes tyre.
“Më pëlqen ta provokoj. Është si një lojë shahu mes nesh,” u shpreh ai, duke shtuar se shumica e fermerëve rreshtohen në anën e Ilirit.
Nga ana tjetër, Iliri iu kundërpërgjigj me ironi, duke e krahasuar Zhakun me “një torre të mbetur vetëm në qoshe”.
Debatit iu bashkua edhe Soni Malaj, e cila nuk kurseu thumbat ndaj Zhakut. Ajo deklaroi se “GOAT” është simbol superioriteti dhe la të kuptohet se mes tyre tashmë ka një distancë të qartë.
Ndërkohë, Moza komentoi se si Zhaku ashtu edhe Iliri janë personazhe që sjellin dinamika dhe ngjarje në fermë, ndërsa Visi e kaloi situatën me humor.
Edhe fermerët e tjerë reaguan ndaj skenës. Indri tha se nuk do ta pranonte një situatë të tillë, ndërsa Romiri u shpreh se i vinte keq për Inidën pas gjithë debatit.



