spot_img
spot_img

Kamikazja e Sali Berishës, qenka arrestuar nga Berisha në vitin 2011?

spot_img

Ish-deputeti demokrat Azgan Haklaj akuzoi anëtaren e Këshillin Kombëtar të PD, Adriana Kalaja si të dënuar për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumenti.

Në një intervistë me Report TV, Haklaj deklaroi se ndryshe nga ai që u fut në burg nga qeveria socialiste që drejtohej aso kohe nga Ilir Meta, Kalaja është futur në burg nga Berisha.

“Unë vetë rrjedh nga një familje e persekutuar politike, të persekutuar rëndë edhe nga nëna dhe nga babai, edhe vetë i persekutuar, sepse i futur në burg nga qeveria e zotit Ilir Meta.

Pra mua më kanë futur në burg socialistët, ndryshimi me zonjën Kalaja, kurse zonjën Kalaja e ka futur në burg Berisha.

Sali Berisha e arrestoi në vitin 2011, në Krujë, për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumenti.

Më vjen shumë keq që zonja Kalaja vuan nga “Sindromi i Stokolmit”, i shërben zotit Berisha. Kjo është e vërteta”, tha Haklaj, ish-deputet i PD në Tropojë.

Lajmet e fundit