Jo të gjithë e kanë pritur mirë fitoren e Ilir Shaqirit në Big Brother; ai ishte diskutuar prej kohësh si “i preferuar” i produksionit e këngëtarja Flaka Krelani ironizoi hapur me triumfin e tij në natën finale.
Flaka ka ripostuar një foto në story në Instagram ku shkruhej “Si thuhet shqip: Kthema Borxhin”. Në disa media rozë, kjo u përkthye si mundësi që ajo ta ketë parë vendimin si një kthim borxhi të Lori Hoxhës kundrejt Ilirit, e jo dicka të merituar vërtet.
Në vitin 2014 Flaka Krelani ishte përballë Lori Hoxhës në spektaklin “Dancing With The Stars 4”, ku kjo e fundit u shpall fituese, ndërsa në juri ishte kryetar Ilir Shaqiri, i cili dha vendimin përfundimtar të fituesit. Fitorja e Lori Hoxhës atë kohë kishte nxitur reagime të shumta, duke u konsideruar si një vendim i padrejtë nga disa, kujtojnë media në Kosovë.