18.5 C
Tirana
E shtunë, 27 Korrik, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Këngëtarja shqiptare: Babi ishte shumë skeptik në rrugëtimin tim në muzikë

    Mishela Rapo është një këngëtare e re që ka hyrë në tregun muzikor që e vogël.

    Ajo në repertorin e saj ka këngë nga më të ndryshmet, si për fëmijë ashtu edhe me tematikën e dashurisë, siç është ajo e fundit me titull “Oqean”.

    E ftuar në “ABC e Mëngjesit”, ajo ka promovuar këtë këngë, duke treguar se për tekstin ka kontribuar edhe vetë. Ndërsa, xhirimet janë realizuar në Vlorë.

    “Mundohem gjithmonë të përfshihem te kënga, prandaj mundohem të jap diçka nga vetja. Klipi është xhiruar në Vlorë.

    Unë jam 21 vjeçe dhe e kam nisur muzikën shumë herët, që 9-vjeçe. Asnjëherë nuk e kam menduar të lë muzikën, nuk më ka shkuar kurrë nëpërmend. Nuk e kam profesion, por nuk mund të jetoj dot pa të.

    Kënga ka vetëm 3 ditë që është publikuar. Jemi munduar të sjellim diçka të pastër, të thjeshtë dhe me mesazh”, u shpreh Mishela.

    Më tej, këngëtarja zbuloi se për rrugëtimin e saj në muzikë, babai ka qenë fillimisht skeptik, por është pajtuar me këtë ide.

    “Ç’është e vërteta babi im ishte shumë skeptik në rrugëtimin tim në muzikë, por më pas u pajtua”, tha Mishela.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit