spot_img
spot_img

Kiara acarohet me Luizin: Kur të dal jashtë do ta fik telefonin, nuk më gjen më!

spot_img

Një ironi e Luizit me Armaldon, duket se ka mërzitur shumë Kiarën sot. Luizi përmend emrin gjatë një bisede me Armaldon, por kjo gjë nuk i pëlqeu moderatores.

“Shyqyr që ke respekt për Kiarën se mua do më kishe shkatërruar me kohë.”, iu drejtua në formë shakaje Luiz, Armaldos. Por menjëherë ka ndërhyrë Kiara, e cila i ka thënë Luizit “leri këto ironi se nuk të shkojnë”.

Kiara i tha Luizit se çfarë do të ndodhte mes tyre nëse kjo situatë do të ndodhte jashtë shtëpisë së “Big Brother Vip”. “Këto ironi mos i bëj kot se më acaron. Ta tregoj sa të dalim jashtë. Telefonin do të të fik dhe s’të përgjigjem më. Nuk më gjen më”, u shpreh Kiara.

Lajmet e fundit