spot_img
spot_img

Kiara e injoron, habitet Luizi: Kaq i padukshëm të dukem?

spot_img

Mëngjesi i sotëm nisi jo mirë për çiftin Kiara-Luiz. Moderatorja, u zgjua nga gjumi, shkoi në tualet e më pas u largua sërish në dhomën e gjumit.

Edhe pse aty pranë ishte Luizi, ajo nuk tentoi as t’i fliste, madje as një ‘mirmëngjesi’ nuk i tha. Ky veprim e habiti shumë Luizin.

“Do shtrihem prapë”- i thotë Kiara, Valbonës.

“A kaq i padukshëm të dukem sa as mirmëngjesi nuk më thu? Ç’pati mo?”-reagon Luizi, duke e parë gjatë gjithë kohës Kiarën e cila largohet.

Mërzia e Kiarës nisi që një natë më parë në dhomën e gjumit. Ajo nuk e lejoi Luizin që të shtrihej pranë saj, duke i thënë vetëm

‘Nuk e kupton se çfarë kam? Ti çohesh ikën’- i tha mbrëmë Luizit.

Lajmet e fundit